Arrestohet, abuzoi me shurdhmemecen
13/09/2013 00:00
Një 26 vjeçar nga Elbasani përfundoi nën pranga mëngjesin e të premtes
nën akuzën se ka abuzuar seksualisht me komshijen e tij, duke përfituar
nga kushtet e saj fizike. Viktima qe shurdhmemece.
Policia në mënyrë jozyrtare bën të ditur se ka arrestuar të riun Nertil Kruja.
Abuzimi raportohet se ka ndodhur në 12 dhjetor të vitit 2012. Viktima, emri i së cilës nuk publikohet për arsye etike, është rreth 20 vjeç. Në Gjykatën e Elbasanit u përcaktua masa e sigurisë arrest me burg për të riun.
Top Channel