Aksident në Kukës-Morinë, 3 viktima

13/09/2013 23:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të vona të ditës së premte, në aksin rrugor Kukës-Morinë.

Një automjet me targa të Kosovës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore, në afërsi të doganës.

Nga aksidenti raportohet të kenë humbur jetën 3 viktima, 2 prej të cilëve në vendngjarje, ndërsa viktima e tretë pasi është transportuar në spitalin e Prizrenit.

Mësohet se viktimat janë Ardita Bytyçi 22 vjeç, Bujar Sinani 34 vjeç, Xhevdet Prapashtica, të gjithë shtetas kosovarë nga Prishtina.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin lëvizte automjeti, si dhe lagështira në aksin rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA