Tokat ku do të kalojë TAP

11/09/2013 00:00

Konsorciumi që do ndërtojë gazsjellësin Trans Adriatik njoftoi se ka
kontraktuar një kompani holandeze, e cila do të zhvillojë negociatat me
pronarët e tokave ku kalon projekti.

Sipas projektit tashmë të përfunduar, në Shqipëri tubacioni do të kalojë nëpër 38 komuna dhe bashki të vendit, ku përfshihen bashkia e Beratit ajo e Durrësit, si dhe një sërë bashkish të vogla dhe komunash, të shtrira në disa rrethe.

Sipas agjencisë azerbajxanase ABC drejtuesit e TAP i kanë kërkuar kompanisë holandeze të dërgojë menjëherë në Shqipëri, Itali dhe Greqi 200 punonjës, të cilët fillimisht do të kontaktojnë me të gjithë pronarët e tokave, ku kalon gazsjellësi.

Paralelisht kompania do të kryejë verifikimin e hollësishëm të të dhënave kadastrale për të identifikuar pronarët legjitimë të pronave. Sipas konsorciumit, pas përfundimit të kësaj faze në fillim të vitit 2014, TAP do të nisë nënshkrimin e marrëveshjeve individuale me pronarët për blerjen ose marrjen me qira të pronave, ku do të kalojnë tubacionet dhe ndërtohen objektet e projektit. Ndërtimi i gazsjellësit është parashikuar të nisë në vitin 2015 dhe të përfundojë në janar të 2019-s.   

Top Channel