Pas denoncimit të “Fiksit” pezullohet edhe zv/shefi

06/09/2013 00:00

Policia e Shtetit njoftoi nëpërmjet zyres së shtypit se referuar rastit
të trajtuar në emisionin ‘Fiks Fare’ është pezulluar nga detyra edhe
komisar Baftjar Adushaj, me detyrë zëvendësshef i komisariatit të
Policisë Rrugore.

Sipas Zyres se Shtypit, Drejtoria e Standardeve Profesionale po trajton ecurine disiplinore te komisarit Adushaj. Zevendesshefi i policise u shfaq ne emisionin “Fiks Fare” duke marre nje shume parash nga nje qytetar ne kembim te patentes se bllokuar.

Po keshtu, edhe specialisti i Policise Rrugore, nenkomisar Agim Kamberi u pezullua nje dite me pare. Prokuroria njofton se per te dy zyrtaret kane nisur hetimet per dyshimet e shperdorimit te detyres dhe korrupsionit.

Top Channel