Fiks Fare: Korrupsion në qarkullimin rrugor

04/09/2013 20:10

Ka mjaftuar një ankesë e një emigranti shqiptar në Itali, që emisioni investigativ “Fiks Fare” të zbulojë detaje të korrupsionit në komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë.

Gazetarët e këtij emisioni kanë ndjekur ankesën e emigrantit, i cili sapo ishte kthyer Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar sesi, pasi qytetari paguan paratë arrin të marrë dokumentat e automjetit.

Në ditët e fundit të muajit gusht, emigranti së bashku me familjen shijonte peisazhin e Tiranës nga mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postobllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.

Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentat e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë panur dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentat e makinës e kanë shoqëruar për në ambjentet e komisariatit numër 4 të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës, punonjësit e policisë e kanë sorollatur emigrantin për t’i kërkuar para në këmbim të dokumenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA