Vrasja e shqiptarit në Itali, në pranga dy vetë

03/09/2013 00:00

Policia italiane ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohen se janë
autorë të vrasjes së shtetasit shqiptar Sadik Hajderasi, mbrëmjen e së
dielës, në Piacenza.

Sipas mediave italiane, 2 të dyshuarit janë me origjinë shqiptare dhe janë ndaluar në aeroportin e Malspensas në Milano, kur po bëheshin gati të largoheshin nga Italia

39-vjeçari Sadik Hajderasi u qëllua për vdekje me pistoletë në një lokal në rrugën “Kolombo”, në Piacenza, mbrëmjen e së dielës.

Nga atentati mbeti i plagosuri është 35-vjeçari Artur Kala, i cili ishte ulur me viktimën në momentin e ngjarjes.

Top Channel