6 mijë studentë do të strehohen këtë vit në bujtinat e Qytetit Studenti. Edhe këtë vit, drejtoria e varur nga Ministria e Financave ka vendosur rritjen e çmimit për për një vit akademik.

Sipas drejtorit, Bujar Brovina rritja e pagesës do të jetë prej 3 mijë lek të rinj, pra nga 42 mijë leke në 45 mijë, një shifër që është menduar si e përballueshme nga studentët.

Aktualisht në bujtinat e Qytetit Studenti po kryhen rregullime të cilat do shërbejne për kushte më cilësore jetese për ta.

Strehimi i studentëve të viteve të para për sezonin e ri pritet të fillojë gjatë javës së dytë të muajit shtator në bashkëpunim me Sekretaritë e Fakulteteve të cilat do të paraqesin në Drejtorinë e Qytetit Studenti listat me emrat e studentëve të rinj.

Top Channel