Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedent për armë dhe drogë Dhjetëra studentë dhe stafi akademik i Fakultetit Ekonomik bojkotuan
provimet e vjeshtës në shenjë proteste ndaj pushtimit të territoreve
universitare nga ndërtimet rreth këtij fakulteti.
Ata denoncuan vazhdimin e punimeve sipas tyre abuzive në ndërtesën përballë fakultetit, aty ku parashikohet ngritja e kampusit universitar ndërsa kërkuan zbatimin e vendimit të gjykatës për shfuqizimin e lejes së ndërtimit të një tjetër godine, në oborrin e fakultetit.
“I bëj thirrje Inspektoriatit Ndërtimor vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos bëhet avokat i ndërtimeve pa leje në territorin e universitetit, jo vetëm për këtë godinë, por edhe për godinën tjetër që është në territorin e kampusit të Universitetit. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të zbatojë ligjin dhe të mbajë premtimet që iu ka dhënë studentëve të Fakultetit në ceremoninë e diplomimit”, tha Fatmir Mema, zëvendësdekan i Fakultetit Ekonomik.
Pas protestës kanë reaguar përfaqësues të firmës që po ndërton në oborrin e Fakultetit të cilët pretendojnë se vazhdimi i punimeve është konform ligjit.
“Nuk ka asnjë vendim gjykate të formës së prerë. Edhe nëse ka një vendim, ka një të tillë të ndërmjetëm që e heq pezullimin e punimeve”, thotë Pavlin Kalusha, përfaqësues i firmës së Ndërtimit.
Ndërtimi i godinave pranë ambienteve universitare është një problematikë e ngritur disa herë si shqetësim nga ana e studentëve dhe stafit akademik i Universitetit të Tiranës të cilët kanë deklaruar nevojën e më shumë hapësirave në dispozicion të studentëve.
Top Channel