Sërish përplasje me armë mes shqiptarëve dhe policisë greke. Ngjarja
ndodhi në Rethimno të Kretës, ku policia helene zbuloi rreth 1000 rrënjë
kanabis 4 metra të larta, të cilat u përkisnin dy shtetasve shqiptarë.
Këta të fundit janë përleshur me policinë dhe kanë tentuar të largohen
nga vendi i ngjarjes.
Njëri prej tyre, i identifikuar si Aleksandër Kola, 35 vjeç, sipas mediave greke mund të jetë i afërm i Marian Kolës i vrarë në qershor në shkëmbim zjarri me policinë greke, u përpoq të shpëtojë duke qëlluar mbi policinë me pistoletën e tij.
Nga shkëmbimi i zjarrit ai u plagos në kofshën e majtë. 35 vjeçari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Rethimno, ku ruhet me policë. Ndërkohë shoku i tij, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, është arrestuar nga policia.
Top Channel