Tregu i sigurimeve në rënie

01/09/2013 15:50

Drejtuesit e Autoritet Austriak të sigurimeve kanë mbërritur në Shqipëri për të kontrolluar ecurinë e grupeve austriake në këtë sektor.

“Ne jemi institucioni përgjegjës për mbikqyrjen e grupeve austriake. Për këtë na duhet të kuptojmë ndryshimet e tregut dhe kontrollojmë se si bizneset tona të sigurimeve janë duke ecur në vendet e ndryshme. Kjo, për të qenë të sigurtë se kompanitë austriake do të jenë të afta  për të paguar detyrimet që rrjedhin nga aktiviteti dhe të jenë në gjendje të mirë financiare”, deklaroi Peter Braumuller, drejtori i Autoritetit Austriak të Sigurimeve.

Tregu shqiptar i sigurimeve dominohet në pjesën dërrmuese nga grupet me kapital austriak, të pranishme në Shqipëri tashmë prej vitesh.

“Është një treg në zhvillim, me gjithë avantazhet dhe disavantazhet e tij. Kam dëgjuar për probleme apo çështje, të cilat nuk janë të panjohura për mua, qoftë edhe nga eksperienca jonë personale. Dhjetë apo 20 vjet më parë ne kishim të njëjtat probleme”, shtoi Braumuller.

Tregu shqiptar i sigurimeve mbetet ende në fazë fillestare. Të dhënat zyrtare të autoritetit të mbikqyrjes tregojnë se pas disa vitesh rritje, ky treg ka filluar të ndjeje efektet e krizës.

Sipas AMF në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, xhiroja totale e industrisë së sigurimeve ishte rreth 39 milionë dollarë ose 2.5 për qind më pak se vitin e kaluar.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA