Korçë, sherr me armë për një vajzë

01/09/2013 00:00

Një i ri në qytetin e Korçës i shpëtoi plumbave të shtëna nga arma e bashkëmoshatarit të tij pas një grindjeje të çastit.

Policia sqaroi se Samuel Pengu qëlloi me armë zjarri në drejtim të Marjus Hajderlliut pas një grindjeje që ndodhi jashtë një lokali të lojërave të fatit.

Plumbat për fat të mirë nuk e prekën 23-vjeçarin. Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen numër 7 të qytetit, policia ka shpallur në kërkim autorin, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, policia doli në përfundimin se shkak i konfliktit mes të rinjve ka qenë një vajzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA