Kontrolli teknik, rritet cmimi 10 për qind

28/08/2013 00:00

Konsumatorët do të paguajnë një çmim deri në dhjetë për qind më të lartë për kontrollin e detyrueshëm teknik të automjeteve.

Përmes një urdhëri të beftë ministri në ikje i Transporteve Sokol Olldashi ka vendosur rritjen e tarifave për kolaudimin, e cila varion nga tetë deri në dhjetë për qind sipas tipit të automjeteve. Sipas urdhërit, tarifa e kolaudimit për automjetet shkon nga 1800 në 1960 lekë.

Për automjetet nga 4+1 në 8+1 vende cmimi rritet nga 2500 në 2730 lekë, ndërsa për kamionët dhe mjetet e tjera më të mëdha tarifa do të jetë 2950 lekë. Tarifat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në datën 6 shtator u marrin konsumatorëve shqiptar në total mbi 1 milionë dollarë shtesë në vit për kontrollin e detyrueshëm të mjeteve. Të ardhura që shkojnë për kompaninë koncesinare SGS, të cilës Qeveria i ka dhënë monopolin e mbrojtur me ligj të këtij shërbimi.  

Top Channel