
Kryeministri Berisha i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë hartimin e një
Akti Normativ për publikimin e emrave të subjekteve që mashtrojnë
konsumatorët me cilësinë dhe sasinë e karburantit, si dhe heqjen e të
drejtës së licensës deri në mbyllje e aktivitetit.
“Çdo qytetar të marrë vesh se kush ben hile dhe kush nuk ben. Ai merr dhe e perzien naften me nafte pusi dhe ne i themi te ruajme ne sekretin. Asnje sekret. Megjithate mua m’u duk e çuditshme, por nëse ekziston nje pengese ligjore, Akt Normativ do te behet sot per te hequr çdo pengese ligjore. Le ta rrezojne ata ne Parlament po te duan, por une do te shfrytezoj te drejten kushtetuese per te mbrojtur interesin e qytetareve. Nuk po te kerkojme asgje, por te sheshesh nafte te rregullt. Nuk e kisha degjuar asnjehere qe ligji nuk na lejon ta bejme. Le qe kjo le dyshime shume te emdha per korrupsion etj. Prandaj transoarence te plote. Madje, te shihet edhe heqja e te drejtes se licenses, mbylljen e aktivitetit, pra te shihet zbatimi i rregullave”, tha Berisha.
Publikimin e emrave të pikave të karburantit që mashtrojnë konsumatorët e miraton edhe Shoqata e Hidrokarbureve, sipas së cilës mbajtja sekret e tyre dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe kompanitë serioze.
“Autoritet dhe agjencitë ligjzbatuese në vazhdimësi kanë bërë këtë gabim, bëjn jë kontroll dhe thonë se populli vidhet në peshë, i shitet karburant pa cilësi dhe kjo nuk e rrit konkurrencën, por e shkatërron atë. Këta abuzues dëmtojnë kompanitë serioze. Gjoba është masa më e kotë që publikohet, duhen publikuar emrat, vendndodhjet, stemat në mënyrë që konsumatorët të largohen nga ata. Ky do të ishte ndëshkimi më i madh”, thotë Luigj Alijaj, president i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure.
Një ditë më parë Drejtoria e Metrologjisë deklaroi se ka gjobitur me një vlerë totale prej 10.5 milionë lekësh, 14 subjekte pasi është konstatuar se kanë mashtruar me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve. Por në vazhdimësi kjo Drejtori nuk ka publikuar emrat e subjekteve mashtruese pasi sipas saj informimi bëhet brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave për veprimtarinë tregtare të subjektit.
Top Channel