
Në kulmin e krizës së buxhetit Ministria e Financave ka bllokuar publikimin e të dhënave financiare të Qeverisë.
Një ditë më parë ka qenë afati i fundit kur ministria duhet të kishte bërë publike të dhënat e buxhetit për 7 mujorin, që përfshijnë ecurinë e të ardhurave, shpenzimeve dhe sa është rritur borxhi i Qeverisë.
Por shifrat nuk janë publikuar nën pretendimin se ka probleme me sistemin elektronik të thesarit dhe zyrtarisht nuk ka asnjë afat se kur ato do të jenë të disponueshme.
Gjendja financiare e qeverisë është shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha për qëndrueshmërine e ekonomisë shqiptare, vecanërisht për ndërkombëtarët si FMN dhe Banka Botërore. Në gjashtë muajt e parë të vitit, treguesit e buxhetit cekën kufijtë ligjor të programuar për gjithë vitit. Deri në qershor Qeveria konsumoi mbi 90 për qind të huamarrjes së brendshme vjetore, ndërsa deficiti total i vitit u ezuarua në mbi 80 për qind.
Përballe kësaj gjendje emergjente kufijtë ligjor të buxhetit të shkelen janë të mëdha. Por a i ka shkelur qeveria ato që në korrik? Për këtë s’ka asnjë informacion. Shifrat e vetme në lidhje me ecurinë e buxhetit gjatë muajit të fundit, janë ato të bërë publike pak ditë më parë nga vetë kryeministri, i cili foli për rritje me 7 për qind të të ardhurave. Por se cili është burimi i tyre, kjo mbetet mister, sepse vetë Ministria e Financave, autoriteti i vetëm ligjor për publikimin e të dhënave fiskale, thotë që sistemi është i prishur.
Top Channel