
Ndonëse në ikje, Qeveria ka vendosur të privatizojë edhe vendburimet e
fundit hidrokarbure në vend. Në mbledhjen e radhës Këshilli i
Ministrave, ka miratuar një kontratë koncesionare të lidhur mes
‘Albpetrol’ dhe një kompanie private me emrin ‘Fenix Petroleum’, që i
transferon kësaj të fundit koncesionin e tetë vendburimeve të naftës në
Shqipëri, përfshirë ata të Amonicës, Drashovices dhe Pekishtit.
Sipas kontratës, kompanisë i jepet e drejta për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në të teta vendburimet.
Veç kësaj marrëveshje, qeveria ka miratuar koncesionet edhe për disa hidrocentrale të vogla. Miratimi në seri i koncesioneve dhe privatizimeve në fund të mandadit ka qenë një nga pikat më të nxehta të debatit paselektoral me qeverisë së rënë dhe asaj në pritje për të marrë detyrën.
Top Channel