Shpërthim i ri pranë Dubait, turistët kalojnë natën e dytë të bllokuar në kroçere
Bosi i krimit të organizuar të Bostonit, James “Whitey” Bulger është
shpallur fajtor për 11 vrasje dhe krime të tjera të kryera mes viteve
1970-1980, kur drejtonte bandën Winter Hill. Dënimi u dha nga juria pas
katër ditë mbledhje dhe dy muaj seanca.
James Bulger, një nga krerët historikë të mafias irlandeze në jug të Bostonit, sot 82 vjeç, konsiderohej një “i fortë” i vërtetë, saqë pseudonimi i tij “Whitey” ishte i njohur në të gjithë bregun lindor të SHBA.

Shpërblimi – Për vite të tëra ka qenë një prej personave më të kërkuar të Amerikës, saqë për të arritur tek ai FBI kishte vendosur mbi kokën e tij një shpërblim prej dy milionë dollarësh.
Një bos aq i famshëm e i pamëshirshëm që u bë dhe frymëzimi i personazhit të interpretuar nga Jack Nicholson në filmin e Martin Scorseze, “The Departed”.

Vrasjet – Mes shumë krimeve të kryera, “Whitey” akuzohet se ka mbytur me duart e tij dy gra, se ka vrarë me gjakftohtësi me një plumb në kokë dy persona, pasi i kishte marrë në pyetje për disa orë dhe se ka qëlluar dy persona të tjerë teksa dilnin nga një restorant në jug të Bostonit.
Për vite të tëra, imazhi i tij ishte ai prej të forti, por ai ishte gjithashtu i famshëm pasi u blinte shumë familjeve gjelin e detit për festën e falenderimit dhe ilaçe mjekësore në raste nevoje. Por më vonë reputacioni i tij prej bosi me fytyrë humane u rrënua kur filluan të zbuloheshin kufomat e viktimave të tij.
Kafka e një prej viktimave e analizuar nga mjekësia ligjore

Gëzimi për dënimin – Edhe për këto mizori, vendimi për dënimin ka sjellë gëzim në qytet. Jashtë sallës së gjyqit, shumë të afërm të viktimave janë përqafuar nga gëzimi.
“Ai vrau bashkëshortin tim. Prej vitesh e prisja këtë moment, por prap së prapë mbetet e vështirë për mua”, ka komentuar gruaja e një prej viktimave.
Thomas Donahue ishte 8 vjeç kur Bulger i vrau të atin 31 vjet më parë. “Pas shumë, shumë vitesh u bë drejtësi. Teksa dëgjoja dënimin më vinte të fluturoja nga gëzimi”, komenton ai i emocionuar.
Top Channel