Lajmi se kryeministri norvegjez braktisi kostumin e tij për atë të taksistit bëri xhiron e botës. Nuk vonuan dhe u publikuan fakte për fushatën e tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shtatorit. Disa prej pasagjereve në videon me kryeministrin Jens Stoltenberg ishin paguar.
Edhe Partia Laburiste në pushtet konfirmoi se secili prej tyre kishte marre 500 kroner apo 64 euro, por shpjegoi se ata nuk kishin asnjë informacion për taksistin-kryeminister dhe spontaniteti i tyre nuk duhet të vihet në pikëpyetje.
Lajmi fillimisht u bë publik nga tabloidi norvegjez “Verdens Gang”. Si shofer Jens Stoltenberg, dy herë kryeministër i Norvegjisë, u kritikua për mënyrën se si ngiste makinën. Në një moment ai shtypi pedalin e frenave në makinën automatike, duke e ngatërruar me atë të friksionit.
Videoja që u realizua me ndihmën e një kompanie reklamash në muajin qershor u bë publike në faqen e Facebookut të Stoltenberg dhe do të shfaqet e plotë gjatë fushatës. Partia e tij, në pushtet prej vitit 2005, po përpiqet të avancojë në sondazhe përballë Partisë Konservatore.
Top Channel