Bie prodhimi i energjisë

08/08/2013 16:00

Prodhimi i energjisë në vend ka rënë ndjeshëm si pasojë e thatësirës së tejzgjatur të muajve të nxehtë.

Në kushtet e rritjes së konsumit ditor që sipas Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare arrin në rreth 20 milionë kilovat orë energji, vendi arrin të prodhojë 14 milionë kilovat orë energji në ditë ndërsa pjesa tjetër, 6 milionë kilovat orë energji sigurohen përmes importit.

Nga ky total, 4.8 milionë kilovat orë energji importohen nga kompania “Cez Shpërndarje” për të mbuluar humbjet në rrjetin elektrik.

Në të njëjtën kohë, nga marrëveshja për shkëmbimin e energjisë me Kosovën, KESH po importon 500 mijë kilovat orë energji nga Koorporata Elektroenergjetike e Kosovës, ndërsa importi nga konsumatorët e kualifikuar arrin në 1 milionë kilovat orë energji.

Piku i konsumit të energjisë në vend regjistrohet në orën 22:00 me 1 milionë kilovat orë energji ngarkesë në sistem.

Sipas KESH-it, rezerva energjetike e kaskadës së Drinit ka shënuar rënie gjatë këtyre ditëve në 1140 GËh ndërsa niveli i Fierzës ka rënë në 289 metër me prurje deri në 71 m3 në sekondë.

Niveli në liqenin e Komanit shënon 174 metër, me prurje anësore 21 metër kub ujë në sekondë, ndërsa niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 76 metër me prurje anësore 2 metër kub.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA