Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd, pranoi thirrjen e opozitës për të mbajtur zgjedhje të parakohshme dhe caktoi datën 7 shtator si ditën në të cilën më shumë se 20 milionë australianë me të drejtë vote do të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
Vendimi i Rudd vjen vetëm gjashtë javë pasi ai mposhti ish-kryeministren, Julia Gillard, në votimet brenda Partisë Laburiste.
Data e zgjedhjeve u shpall pasi Rudd u takua me mëkëmbësin e Mbretëreshës së Britanisë, guvernatorin e përgjithshëm, një formalitet që paraprin shpalljen e zgjedhjeve.
Në zgjedhje, Rudd dhe partia e tij politike do të përballen me një betejë të ashpër të qendër së djathtë të udhëhequr prej Tony Abbot, i cili është favorit për fitoren sipas sondazheve.
Problemet ekonomike, ato me azilkërkuesit dhe çështja e ndryshimeve klimaterike ishin ato që motivuan këto zgjedhje të parakohshme.
Top Channel