Twitter kundër abuzimeve

03/08/2013 20:00

Pas disa kërcënimeve drejtuar femrave, rrjeti social Twitter vendos rregulla të reja duke shtuar një buton, “raporto abuzimet”, në të gjitha platformat, në celularë apo kompjutera.

Në Britanine e Madhe, policia po heton tetë raste kërcënimesh në rrjetin social, për sulme me bomba apo edhe përdhunime.

Dy persona u arrestuan pas kërcënimeve që iu bënë deputetes laburiste Stella Creasy dhe aktivistes për të drejtat e grave, Caroline Criado-Perez.

Kjo çoi në hartimin e një peticioni që ka mbledhur deri tani 124 mijë firma, përmes të cilit u kërkua të raportoheshin abuzimet. Drejtori i përgjithshëm i Twitter në Britaninë e Madhe, Tony Wang kërkoi ndjesë publike.

“Nuk është e pranueshme në një botë reale dhe as në Twitter. Mund të bëjmë më shumë dhe do t’ia dalim për të mbrojtur përdoruesit tanë nga këto kërcënime. Kjo është detyra jonë”, tha ai.

Duke nisur nga muaji i ardhshëm, butoni “sinjalizo abuzimet” do të shihet në të gjitha platformat apo aplikacionet e Twitter.

Rrjeti social ka shtuar stafin që do të merret me raportimet për abuzime dhe po bashkëpunon me qendrën për një Internet të Sigurt, që promovon përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA