Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Dhoma e Përfaqësuesve në Uruguaj miratoi ligjin për legalizimin e marijuanës. Nëse do të aprovohet edhe në Senat, atëherë Uruguaji do të jetë vendi i parë që do të lejojë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e marijuanës.
Projektligji u miratua nga 50 prej 96 deputetëve në Dhomen e Ulët të Parlamentit, pas një debati të gjatë që zgjati për 13 orë, në kryeqytetin Montevideo.
Përkrahësit e ligjit thanë se lufta kunder drogës dhe trafikimit të saj ka dështuar dhe se vendit i duhen “alternativa të reja”. Përkrahësit i perkasin koalicionit qeverisës të qendrës së majte “Frente Amplio”, që ka shumicën në Dhomën e Ulët.
Ligji mbështetet nga qeveria e presidentit Jose Mujica dhe me miratimin e tij synohet t’u bllokohen përfitimet trafikantëve të drogës dhe së dyti të ndalohet përdorimi i drogave më të rënda. Sipas këtij ligji, vetëm qeveria do të lejohet të shesë marijuanën.
Shteti do të ketë kontrollin dhe do të rregullojë importin, eksportin, mbjelljen, kultivimin, korrjen, prodhimin, tregtimin dhe shpërndarjen e kanabisit dhe nënprodukteve të tij.
Blerësit, që duhet të jenë mbi 18 vjeç, duhet të regjistrohen në një bazë të dhënash. Ata duhet të blejnë deri në 40 gramë në muaj në farmacitë e liçencuara apo të kultivojnë deri në gjashtë bimë në shtëpi. Ligji përjashton të huajt.
Ligji u paraqit vitin e kaluar nga ministri i Mbrojtjes Eleuterio Fernandeth Uidobro, i cili argumentoi se “ndalimi i disa drogave po krijon më shumë probleme për shoqërinë se vetë drogat”.
Partia në opozitë, “Kolorado”, tha se “në asnjë vend të botës konsumimi i drogës nuk çon në kufizimin e saj përmes legalizimit”.
Analisti i BBC, Ignathio de los Rejes tha se: “Prej dekadash, trafikimi i drogës ka shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur në Amerikën Latine, kështu që ecuria e këtij ligji do të ndiqet me shumë vëmendje në të gjithë rajonin”.
Top Channel