Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Të paktën 1 mijë civilë humbën jetën gjatë muajit korrik në Irak, duke e bërë këtë muaj më të përgjakshmin ndër vite në vend.
Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Bagdad publikoi raportin në të cilin thuhej se 1047 persona kanë gjetur vdekjen, kryesisht prej sulmeve me bomba dhe provinca më e goditur është ajo e kryeqytetit irakian.
Bashkuar këtyre shifrave, thuhet në raport, numri i civilëve që kanë humbur jetën që nga nisja e këtij viti shkon në 4137 ndërsa 9865 të tjera kanë mbetur të plagosur.
“Dhuna ndaj civilëve mbetet në nivele alarmante. Udhëheqësit politikë irakianë duhet të marrin masat e nevojshme për t’i dhënë menjëherë fund gjakderdhjes së pakuptimtë në vend”, deklaroi përfaqësuesi i OKB-së në Irak, Gyorgy Busztin.
Dhuna është përshkallëzuar ndjeshëm në zonat shiite. Vala e sulmeve i faturohet rritjes së aktivitetit të grupeve të armatosura sunite në shënjestër të të cilëve janë lagjet dhe zonat shiite në vend.
Top Channel