
Për ‘Huffington Post’, beteja ndaj korrupsionit në Shqipëri është barrë
shumë e rëndë, e këtë, ironia e titullit të zgjedhur për artikullin
kushtuar vendit tone e dëshmon qartë: ‘Supermen, ku je? shkruhet aty si
per të treguar se vetëm një supernjeri mund ta zgjidhë problemin kronik.
Kryeministri i porsazgjedhur Edi Rama ka trashëguar një Qeveri dhe në përgjithësi, një vend në prag të kolapsit social dhe financiar. Partia Demokratike, siç theksohet ne shkrim, i ka shterruar financat shteterore, forcoi lidhjet mes Qeverise dhe mafias e krijoi nje shtet te drejtuar sipas ligjit te vet.
Per te rimbushur llogarite e zbrazura te Shqiperise e per te terhequr investimet e shumenevojitura nderkombetare, Rames do t’i duhet ta ktheje luften kunder korrupsionit ne prioritetin e tij kryesor. Por do t’i duhet ndihme, sipas “Huffington Post” qe thote se Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian, ku Shqiperia aspiron te anëtaresohet, duhet te perfshihen ne menyre aktive, t’i japin fund tifozerise per qeverisje te mire e te bashkojne forcat per te frenuar tentakulat e mafias shqiptare. Artikulli citon nje kabllograme te ambasades amerikane te vitit 2009, publikuar nga ëikileaks, e cila detajonte korrupsionin ne nivelin me te larte dhe i pershkruante disa lidere shqiptare si “shkeles ligji te kthyer ne ligjvenes”.
Per zhberjen e nyjes gordiane Kryeministrit te ri, nese do te zgjedhe rrugen e reformave rrenjesore, do t’i duhet mbeshtetje nderkombetare, vazhdon artikulli, ndersa thekson rendesine kyce te monitorimit te vazhdueshem te situates ne vend.
Top Channel