Përdhoset statuja e Abraham Lincoln

26/07/2013 00:00

Autoritetet amerikane njoftuan mbylljen e përkohëshme të “Lincoln Memorial” dhe shkak për këtë ishte hedhja e bojës ndaj statujës së “babait të Amerikës”.

Gjurmë boje jeshile u gjetën në anën e majtë të statujës, duke prekur kolonën dhe pjesën e këmbës së majtë të saj. Policia tha se kishte zbuluar gjurmët e vandalizmit rreth orës 01:30 me orën lokale.

Hetimet kanë nisur për gjetjen e autorëve të aktit. Për këtë po shihen me imtësi gjithë kamerat e sigurisë, ndërsa fillimisht dyshimet më të mëdha janë se boja mund të jetë hedhur nga grupe të rinjsh në gjendje të dehur.

Statuja e Abraham Lincoln dhe “Lincoln Memorial” janë ndër objektet më të vizituara nga turistët në Shtetet e Bashkuara dhe përpos kësaj, përfaqësojnë burim frymëzimi për shumë amerikanë, që shpesh herë protestat e tyre ndaj padrejtësive apo fenomeneve shoqërore që s’u duken të drejta, i nisin pikërisht nga ky vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB