Papa Françesku vizitoi një nga periferitë më të rrezikshme dhe të varfra të Rio de Janeiro-s, gjatë ditës së enjte, duke thënë se asnjë shoqëri nuk i detyron apo i shtyn të varfërit drejt rrugëve të pasuksesshme.
“Mund të them se ju nuk jeni të vetëm. Kisha është me ju, Papa është me ju”, iu drejtua Papa Françesku rezidentëve të lagjes më famëkeqe të Varginha-s, një lagje e varfër e krahasuar me getot në Amerikë.
“E kam secilin prej jush në zemrën time dhe jap gjithçka nga vetja, që ju të më mbani thellë në zemër. Falem për gëzimet tuaja, lutem për ndihmë në momente të vështira, ofroj ngushëllime në momentet e pikëllimit dhe vuajtjeve tuaja”.
Françesku, shqetësimi i të cilit për të varfërit i ka dhënë atij pseudonimin “Papa i Getove” në Amerikën Latine, ndodhet në Brazil prej së dielës, për festimet e Ditës Botërore të të Rinjve, një event katolik një javor.
Turma të mëdha janë mbledhur, ngado që Françesku ka lëvizur, duke dhënë një tregues të hershëm për popullaritetin e jashtëzakonshëm të Papës së ri, gjatë udhëtimit të tij të parë përtej Vatikanit.
Top Channel