Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Spanja vajton humbjen e 80 jetëve në aksidentin tragjik hekurudhor të
një dite më parë. Tre dite zije kombëtare janë shpallur në vend, ndërsa
policia pret të marrë në pyetje drejtuesin e trenit të shpejtësisë së
lartë, që tashme është vënë zyrtarisht nën hetim.
Më shumë se 90 pasagjerë nga 218 personat në bordin e trenit të aksidentuar në rrethinat e Santiago de Compestelas, vazhdojnë të mbeten të shtruar në spital. 30 prej sipas, sipas raporteve në media, janë në gjendje kritike për jeten. Mes tyre, ka edhe femije.
Ka te dhena se ne momentin e perplasjes, treni po udhetonte me shpejtesi dy here me te larte se kufiri i lejuar. Per Spanjen, ky ishte nje prej aksidenteve me te renda hekurudhore ne te gjithe historine e saj. Ne radhet e te lenduarve ka dhe shtetas te huaj, perfshire pese amerikane dhe nje britanik. Nje amerikan eshte ne mesin e te vdekurve. Edhe pse spanja konsiderohet si vend qe i ka kushtuar vemendje te madhe rrjetit te tij hekurudhor, duke derdhur shuma gjigande parash ne mirembajtjen e tij, aksidentet nuk kane munguar. Gushtin e 2006-s, nje tren doli nga shinat ne Villada, te Palencias duke vrare 6 vete e duke plagosur dhjetera te tjere. nderkohe, korrikun e po atij viti, perplasja e nje treni metroje ne Valencia shkaktoi 43 te vdekur.
Perpara kesaj, episodi me fatkeq i kesaj natyre konsiderohet ai i vitit 1972, kur nje aksident ne Andaluzi mori ndermjet 76 dhe 86 jete njerezish. Ngjarja e 1944-tes, kur qindra vete vdiqen nga perplasja ne Torre del Bierzo, eshte me i rendi ne dekada te tera. Drejtuesi i trenit ne qender te tragjedise se fundit, Francisco Jose Garzon Amo ka marre vetem disa plage te lehta dhe per momentin, nuk dihet nese hetimet do te perqendrohen edhe mbi persona te tjere pervec tij.
52-vjeçari ka 30 vjet eksperience pune me kompanine Renfe, ndersa ne linjen ne fjale punonte prej me shume se nje viti. Vagonat e permbysur te trenit u levizen nga binaret me vinca e po analizohen me kujdes, por nga verifikimet paraprake rezulton se treni nuk ka pasur probleme teknike.
Top Channel