Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
GDP-ja e Italisë, pas rënies me 1.9 për qind të parashikuar për 2013-n,
do të ketë një rënie në afate reale prej 9 për qind në gjashtë vitet e
fundit, me një minus 25 për qind për investimet dhe një prodhim të
brendshëm nën nivelet e 2007-ës.
Është ky vlerësimi i agjencisë së kreditimit “Standard & Poors”, që ka deklaruar: “Nuk presim që kjo tendencë të pësojë një ndryshim domethënës në vitin 2014”.
“S&P” ka shkurtuar kuotat afatgjata për 17 banka italiane, duke e ruajtur atë vetëm për bankat “Intesa Sanpaolo” dhe “Unicredit”, duke saktësuar se vlerësimi vjen si pasojë e degradimit të Italisë.
Për agjencinë ndërkombëtare, bankat italiane veprojnë në një ambjent me rreziqe të larta ekonomike, duke i lënë bankat më të ekspozuara në një reçesion më të dhellë e më të gjatë nga sa mendohej.
Italia, e përfshirë nga vorbulla e krizës financiare globale, nuk është më ai vend me rajonet veriore të konsideruara si parajsa të mirëqënies.
Efektet e tatëpjetës financiare kanë prekur kryesisht klasën e mesme, duke e kthyer një pjesë të mirë të saj në klasë me të ardhura të ulëta, si dhe bizneset.
Pak kohë më parë, përfaqësuesi i bizneseve të veriut deklaroi se kompanitë, përfshirë ato më prestigjoze, ndodheshin në buzë të humnerës.
Vendi nuk është më tërheqës as për emigrantët, të cilët kanë filluar të largohen prej tij, ndërkohë që situata favorizon krimin e organizuar që depërton paratë e pista në ekonominë e pastër.
Top Channel