Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Më shumë se 100 000 persona kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit në Siri, sipas sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, i cili ka folur në zyrat qendrore të OKB-së në Nju Jork.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili nënvizoi se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë politike për t’i dhënë fund konfliktit.
Në të kaluarën OKB-ja ka theksuar se statistikat e saj nuk janë plotësisht të sakta sepse shumë vrasje nuk raportohen. Mendohet se rreth 1.7 milionë sirianë janë larguar vendi i tyre dhe janë strehuar në vendet fqinje.
“Aksionet e dhunshme duhet të ndalojnë menjëherë nga të dyja palët dhe është e domosdoshme që të mbahet një konferencë paqeje në Gjenevë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Ban Ki Moon sipas AFP-së.
Top Channel