SHBA, Dhoma voton kundër limiteve të NSA

25/07/2013 02:00

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar, me një diferencë shumë të vogël, në favor të vazhdimit të mbledhjes së të dhënave telefonike, teksa programi i NSA-së kaloi për herë të parë në legjislativin amerikan.

Me një votim 217-205, ligjvënësit në Amerikë kanë refuzuar një përpjekje për t’i kufizuar Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), të drejtën për të mbledhur informacione elektronike.

Shefi i NSA-së kishte lobuar me forcë kundër masave të propozuara, ndërsa ky votim bëri që konservatorët dhe liberal-demokratët të formonin një “koalicion” jo të zakontë, kundër këtij programi.

Kritikët thonë se mbledhja e të dhënave telefonike është një invazion i pajustifikuar i privatësisë së qytetarëve amerikanë.

Detajet e programit të spiunimit u bënë publike nga Edward Snowden, i cili ka punuar më parë për agjencinë e spiunazhit elektronik të Amerikës. Tashmë ai është një i arratisur, në pritje të vendimit për azil, pas aplikimit të tij në Moskë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA