Obama: Ndryshim pabarazisë ekonomike

25/07/2013 00:00

Ndryshimi i pabarazisë ekonomike duhet të jetë prioriteti numër një i Uashingtonit, ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, teksa bëhet gati për debatin në Kongres për buxhetin.

Obama vlerësoi rimëkëmbjen e ngadaltë por të qëndrueshme të ekonomisë, në atë që ishte projektuar si fjalimi më i madh ekonomik në Knox College të Illinois.

Ai kritikoi kundërshtarët republikanë, duke i sfiduar që të hartojnë planin e tyre ekonomik. Republikanët e sulmuan fjalimin e presidentit duke deklaruar se vendit i duhen veprime dhe jo fjalë.

Të mërkurën Obama u kthye në Knox College, ku në vitin 2005 kishte dhënë një nga fjalimet e tij të para si senator, duke e vënë theksin tek faktorët ekonomikë që kishin vënë në vështirësi klasën e mesme të Shteteve të Bashkuara.

“Edhe pse bizneset tona po krijojnë vende të reja pune dhe kanë thyer rekordet e fitimeve, pothuajse të gjitha të ardhurat e mbledhura në 10 vitet e fundit kanë arritur në 1 për qind”, deklaroi presidenti demokrat.

“Mesatarja e të ardhurave të shefave të institucioneve është rritur me thuajse 40 për qind që prej 2009-ës, por amerikanët e thjeshtë fitojnë më pak se ç’fitonin në vitin 1999. Kjo pabarazi në rritje nuk është vetëm moralisht e gabuar, ajo është e keqe për ekonominë”, theksoi Obama.

Presidenti shtoi më tej se sot Shtetet e Bashkuara prodhojnë më shumë gaz natyral se çdo vend tjetër dhe se shumë shpejt do të prodhojnë më shumë naftë se sa do të importojnë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB