Turqi, autoritetet presione ndaj mediave
24/07/2013 00:00
Autoritetet turke po vazhdojne presionet mbi mediat e vendit. Sindikata e
gazetarëve turq pretendon se 22 gazetarë janë pushuar nga puna lidhur
me mbulimin e protestave anti-qeveritare, ndërsa 37 të tjerë janë
detyruar të japin dorëheqjen.
Gazetat e ekstremit të majtë janë bastisur nga policia dhe disa reportere janë ndaluar në bazë të ligjeve anti-terrorit.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar vazhdimisht median lokale dhe ndërkombëtare se qendrojne pas kryengritjes si pjesë e një konspiracioni kundër tij dhe partisë AK në pushtet. Gazetaret turq kembengulin se tashme, shtypja qeveritare është zgjeruar edhe tek mediat kryesore.
Top Channel