Sërish skandal i Anthony Weiner

24/07/2013 00:00

Anthony Weiner, kandidati potencial demokrat për kryebashkiak të Nju Jorkut pranoi se i kishte dërguar mesazhe provokuese një gruaje, dy vjet pasi la Kongresin Amerikan, po për të njëjtën akuzë.

“Viktima” e mesazheve të tij, tha në kushtet e anonimitetit për mediat amerikane se kishte patur një “lidhje online” me 48-vjeçarin vitin e kaluar.

Vetë Weiner, kandidat potencial i demokratëve për kryetar të Nju Jorkut dhe i favorizuar nga sondazhet, para plasjes së skandalit, pranoi se kishte zhvilluar biseda intime me një grua. Para mediave ai kërkoi ndjesë ndërsa shtoi se gjithcka i përket së shkuarës.

Përkrah i qendronte bashkëshortja e tij. Ajo fali bashkëshortin e saj, e mbështeti atë dhe shtoi se ngjarja është hedhur pas krahëve tashmë.

Weiner refuzoi të tërhiqet nga gara për t’u shpallur kandidat i demokratëve për kryebashkiak të Nju Jorkut, pavarësisht thirrjeve dhe akuzave të tre rivalëve të tij.

Zgjedhjet brenda demokratëve për përzgjedhjen e kandidaturës do të mbahen në nëntor.

Top Channel