
Autoritetet ruse vendosën të lejojnë Edward Snowden të largohet nga zona tranzitore e aeroportit të Moskës.
Zyra Federale e Emigracionit në Rusi tha se shumë shpejt, 30-vjecari do të pajiset me një dokument që do t’i dorëzohet nga avokati i tij. Dokumenti i siguron lëvizje të lirë në zonën tranzitore të aeroportit Sheremetyevo të Moskës, zonë të cilën nuk mund të kalonte për shkak të mungesës së dokumentacioneve, që iu pezulluan nga autoritetet amerikane.
Snowden është strehuar në aeroportin e Moskës që prej 23 qershorit, kur mbërriti nga Hong Kongu. Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për rrjedhjen e informacioneve sekrete mbi programin e përgjimeve.
Kërkesa e tij për azil u paraqit në mbi 20 vende. Tre prej tyre pranuan kërkesën dhe ato ishin Bolivia, Venezuela dhe Nikaragua, që të tria në Amerikanë Latine, ku Snowden nuk mund të udhëtonte dot për shkak të mungesës së dokumentacioneve.
Pas kësaj, kërkesa e tij e fundit ishte për azil të përkohshëm në Rusi. Kërkesa u dorëzua pak kohë më parë nga avokati Anatoly Kucherena, i njohur për lidhjet e tij të forta me Kremlinin.
Top Channel