Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Ata që e kanë provuar thonë se të bëhesh gjysh apo gjyshe është një ndër momentet më të bukura në jetë, sepse të krijon ndjesinë e për një të ardhme të sigurtë.
Stërgjyshja “Mbretëreshë”, shkëlqeu një natë më parë teksa shihte stërnipin e saj, djalin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
Në fakt, Elizabeth nuk ka qenë thjesht një vëzhguese pasive në shtatzaninë e parë të Kate. Ajo shtyu pushimet e saj vjetore për të qenë në Londër e për të pritur lindjen e mbretit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Një tjetër arsye për të Elizabeth për të gëzuar është fakti se ajo siguroi trashëgimtarin e tretë në radhë, duke vulosur dinastinë, të paktën deri në fillimet e shekullit të ardhshëm.
Djali i saj Charles është i pari në radhë, pas tij vjen nipi i mbretëreshës, William, djali i martesës së Charles me Dianan dhe tani stërnipi, emri i të cilit mbetet për t’u përzgjedhur.
Sigurisht, emri mbetet në dorë të prindërve të princit të vogël, por gjithnjë është ndjekur një traditë propozimesh e këshillimesh. Mediat britanike “vënë bast” se propozimi i Mbretëreshës Elizabeth do të jetë George, ashtu si emri i babait të saj. Pikërisht ky emër kuotohet më pak nga kompanitë e basteve, për të ndjekur më pas emra si James, Alexander apo Henry.
Top Channel