Rritet borxhi i Eurozonës

23/07/2013 00:00

Borxhi në vendet e Eurozonës vazhdon dhe rritet, pavarësisht masave të
rrepta të zbatuara nga 17 anëtaret e saj për të shkurtuar shpenzimet e
për të rritur taksat.

Perkeqesimin e situates e deshmuan qarte te dhenat e Eurostatit. Sipas organizmit europian te statistikave, niveli i borxhit i Eurozonës arriti shifrën më të madhe gjatë tre muajve të parë të vitit, më shumë se 92 përqind të prodhimit ekonomik të vendeve në fjalë.

Vetëm dy shtete nga ky grup raportuan pakesim te huase, fuqia ekonomike e europes, Gjermania dhe vendi i vogël, Estonia. Shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave janë përcaktuar si përgjigjia kryesore për krizën tre vjeçare të borxheve qeveritare të këtyre vendeve.

Pesë shtete kanë siguruar ndihma të emergjencës, për të parandaluar mospagimin e borxheve. Por ndërsa programet qeveritare janë tkurrur, papunësia në zonen e euros ka mberritur nivelin rekord 12.2 përqind, ndersa vendet anetare mbeten ne recesion prej 18 muajsh. Nga ngerci i borxhit nuk vuajne vetem vendet e Eurozones.Ne te gjithe bllokun 27 anetaresh, i cili perfshin dhe shtete jo perdoruese te monedhes se perbashket si Britania e Polonia, barra e borxhit u rrit ne 85,9% ne fund te tremujorit te pare nga 85,2 % qe shenonte ai i meparshmi, dhe 83,3 % qe ishte vitin e kaluar.

Top Channel