
Me një festë të përshtatshme për një Princ, Catherine (Kate), Dukesha e Kembrixhit, dhe i shoqi i saj, Princi William, mirëpritën lajmin e gëzueshëm për lindjen e fëmijës së tyre të parë, ditën e hënë.
Fëmija ishte i seksit mashkull, u lind më 16:24 minuta të së hënës dhe peshonte rreth 3,8 kg. Emri i tij është nuk është shpallur, pasi ishte lënë surprizë edhe vet gjinia e foshnjës, që do të jetë trashëgimtari i tretë në radhë për kurorën.
“Lartmadhëria e saj dhe fëmija e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohej në buletinin zyrtar të vendosur jashtë Buckingham Palace, ku turma shpërtheu në brohoritje.
Njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur jashtë Buckingham Palace, në pritje të lajmit të lindjes, nga të cilët disa grupe kishin sjellë lule e shampanjë për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit. Burimet në sheshin Trafalgar u kthyen në ngjyrë blu.
Kryeministri David Cameron përshëndet e uron
“Jam i sigurt se anembanë vendit dhe anembanë gjithë qytetërimit, njerëzit janë duke festuar dhe i urojnë çiftit mbretëror gjithë të mirat”, tha kryeministri britanik, David Cameron. “Është një moment i rëndësishëm në jetën e kombit tonë, por besoj se, mbi të gjitha, është një moment i mrekullueshëm për një çift të ngrohtë e të dashur, të cilët janë bërë tashmë me një djalë të sapolindur”, shtoi ai.
William & Kate: Nuk mund të mos jemi të lumtur
Princi William ka qëndruar gjatë gjithë kohës përkrah Catherine, gjatë momentit të lindjes, teksa fëmija u lind natyrshëm dhe jo përmes një operacioni çezarian, bëjnë të ditur burime nga Kensington Palace për CNN. “Nuk mund të mos jemi të lumtur”, kishte thënë Princi William, sipas këtyre burimeve.
Princ Charles (gjyshi) dhe e shoqja Camilla
“Unë dhe gruaja ime jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen në jetë të nipit tonë. Është një moment tepër special për William dhe Catherine, por edhe për ne është një emocion i madh në këtë ditë të shënuar, kur u lind djali i tyre”, deklaruan Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, përmes një deklarate.
Në orët e para të së hënës, Dukesha dhe Princi William udhëtuan me makinë nga Kensington Palace për në Lindo Wing, ku ndodhet spitali “St. Mary”, i njëjti ku janë lindur edhe William me të vëllanë e tij, Princin Harry, nga ish-Princesha e ndjerë Diana.
Bota uron William e Kate
Ardhja në jetë e trashëgimtarit të fronit mbretëror ishte një lajm që tërhoqi vëmendjen në mbarë botën, e cila tani pret me padurim të shohë fotot e para.
Në Gjermani, edicionet informative u celen me kete njoftim; kinezet e pershendeten lindjen e femijes se pare te dukes dhe dukeshes se Kembrixhit, ndersa ne Japoni, shpresohet per nje bum shitjesh te produkteve britanike.
“Urojme te kete efekt te ndjeshem ekonomik, shpresojme shume qe ky femije te ndihmoje kompani si ne te specializuara ne produktet britanike ne menyre qe ti kushtohet me teper vemendje ne Japoni”, thotë Toshiyasu Takubo, menaxher i “British Luxury Brand Group”.
Pershendetje per te porsalindurin vijne edhe nga Franca e Izraeli. “Nga Jeruzalemi dhe nga i gjithe Izraeli, dua te shpreh gezimin tone dhe te percjell urimet me te mira per princin e ri”, the presidenti izraelit Shimon Peres.
Ruset nga ana tjeter, lajmi qe diskutohet ne te gjithe boten, i ka lene indiferente. “Qe te jem i sinqerte, populli rus eshte shume larg ketyre lajmeve te shoqerise se larte. ne nuk kemi gjera te tilla, ketu ka vetem politike”, thotë një banor.
Trashëgimtari eshte i treti ne radhe per fronin pas djalit të madh të mbretëreshës Elizabet, Princit Charles dhe djalit të tij, Princit William.
Pushimet e Mbretëreshës nuk do të pezullohen
Ndërkohë, edhe Mbretëresha Elizabeth II është rikthyer menjëherë për në Buckingham Palace, duke hequr për pak kohë vëmendjen nga pushimet vjetore, të cilat, siç është bërë e ditur, tashmë janë prenotuar me kohë dhe nuk do të pezullohen.
Trungu familjar i Mbretërisë dhe radha e trashëgimisë së Fronit
Top Channel