Polemika të ashpra kanë nisur në Francë, për shkak të disa frazave të një deputeti të Unionit për një Lëvizje Popullore (UDI), parti e qendrës, kundër nomadëve dhe romëve.
“Ndoshta Hitleri nuk ka vrarë mjaftueshëm të tillë”, kanë qenë fjalët shokuese të Gilles Bourdouleix. Partia mund të procedojë, pas deklaratave që kanë ngjallur indinjatë në të gjithë vendin, me përjashtimin e tij.
Deputeti, i cili është edhe kryetar i Cholet (Maine-et-Loire), ka provuar më kot të mohojë fjalët e tij. Kjo, pasi një regjistrim i shpërndarë nga e përditshmja “Courrier de l’ouest”, e gozhdon përpara fakteve.
Fraza ofenduese është shprehur gjatë një grindjeje me disa “uzurpues” të një kampi nomad ilegal në Komunën e Chloet-it.
Top Channel