
Për Britaninë, kjo është vera më e nxehtë ne te pakten 7 vjet. Për të
parën herë që prej 2006-s, termometri në Londër shënoi 33,5 gradë
celsius, e kjo është shumë për londinezët e mësuar me temperatura disi
më të ulëta për sezonin veror.
E perditshmja ‘Daily Mail’ thotë se vala e të nxehtit në vend ka marrë 760 jetë njerëzish dhe numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë, nëse temperaturat nuk bien.
Kushtet ekstreme atmosferike per vendin i atribuohen pamjaftueshmerise se shiut. Anglia dhe Uellsi kete vere kane pasur vetem 15 % te reshjeve krahasuar me korrikun e nje viti me pare. Zyra e meteorologjise leshoi nje paralajmerim nga vapa te nivelit 3, i cili nxit sherbimet sociale dhe ato shendetesore te marrin masa per t’i ardhur ne ndihme grupeve me te rrezikuara nga kjo situate, te cilat perfshijne te moshuarit dhe personat qe vuajne nga semundje kronike. Moti i nxehte do te vazhdoje sipas gjasave javen qe vjen, edhe pse brenda 48 oreve te ardhshme, pritet qe dielli ne disa pjese te Britanise, t`ia lere vendin stuhive e ndoshta edhe permbytjeve.
Top Channel