
Al Kaeda mori përsipër autorësinë e sulmeve të dy burgjeve të sigurisë së lartë në periferi të Bagdadit në Irak, nga ku u arratisën qindra të dënuar.
Mes të arratisurve, sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm vendas, janë edhe shumë pjesëtarë të Al Kaedas të dënuar me vdekje për terrorizëm.
Në një njoftim të shpërndarë në internet, Al Kaeda thotë se sulmi i së hënës ishte i fundit i serisë së sulmeve që synonte lirimin e pjesëtarëve të saj dhe goditjen e sistemit të drejtësisë.
Të paktën 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë gjetën vdekjen gjatë sulmit me bomba dhe armë të tjera të kalibrit të rëndë, përfshirë këtu edhe artilerinë.
Dy burgjet e goditura ishin Abu Ghraib dhe Taji. Rreth 500 të dënuar mendohet se janë larguar pas këtyre sulmeve.
Abu Ghraib është bërë i famshëm si vendi i izolimit dhe torturimit të kundërshtarëve politikë nga regjimi i Sadam Huseinit.
Top Channel