Fëmija, që një ditë do të jetë Mbreti ose Mbretëresha e Britanisë, mund të mos e njohë për disa javë gjyshen e tij/saj, e cila mban kurorën prej 60 vjetësh.
Elisabetta II është e vendosur të vazhdojë me planet e saj për pushime, për t’u nisur për në Balmoral të Skocisë brenda fundjavës së ardhshme, ndaj dhe nëse foshnja mbretërore nuk do të vijë në jetë deri në atë afat kohor, atëherë takimi me sovranen do të duhet të shtyhet, ndoshta deri në fund të tetorit.
Lajmi bëhet i ditur nga “Sunday Express”, duke cituar burime nga pallati mbretëror.
“Nuk besoj se do të ketë një ndryshim plani, sepse ai përfshin një organizim madhështor me programe precize udhëtimi, edhe për kortezhin, kur madhëria e saj kërkon të lëvizë”, konfirmon një zëdhënës i Mbretëreshës, duke shpjeguar në këtë mënyrë “padurimin” e shfaqur nga fjalët e saj, një javë më parë, kur kishte thënë se e “kërkon” shumë shpejt lindjen e bebes, pasi më pas do të merrte pushimet.
Nga ana tjetër, duket se William dhe Kate nuk kanë ndërmend të zhvendosen në Skoci me të sapolindurin (kur të lindë), sipas “Express”, duke përllogaritur kështu që takimi i parë, mes lideres aktuale të fronit dhe pasardhësit/es të/së largët të tij, të mund të ndodhë në tetor.
Top Channel