Kili, Matthei në garë për presidente

21/07/2013 00:00

Evelyn Matthei, ministre e Punës në Kili, është caktuar nga aleanca konservatore si kandidate për presidente e vendit amerikano-latin në zgjedhjet e nëntorit.

Ajo zëvendëson kështu Pablo Longueira-n, i cili dha dorëheqjen të mërkurën duke thënë se vuante nga depresioni. Evelyn Matthei është një politikane me eksperiencë dhe do të përballet në zgjedhje me ish-presidenten e Kilit në vitet 2006-2010, Michelle Bachelet, e cila kryeson në sondazhe.

“Kemi vetëm katër muaj kohë. Është shumë pak dhe për këtë arsye duhet të nisim menjëherë punën”, ka deklaruar Matthei.

Zonja Matthei ishte ministre e Punës që nga viti 2011 në qeverinë e presidentit Sebastian Pinera. Ajo është vajza e një prej anëtarëve të juntës ushtarake që udhëhoqi Kilin për 17 vite.

Top Channel