Japoni, zgjedhjet për Dhomën e Lartë
21/07/2013 00:00
Në Japoni po zhvillohen zgjedhjet parlamentare për Dhomën e Lartë që pritet të fitohen nga kryeministri Shinzo Abe.
Partia Liberal Demokratike e tij dhe aleatët mendohet se do të fitojnë shumicën duke marrë kontrollin e të dyja Dhomave të Parlamentit për herë të parë në gjashtë vitet e fundit.
Qendrat e votimit në Japoni janë hapur në orën 07:00 (22:00 me orën shqiptare) dhe do të mbyllen në orën 20:00 (11:00 me orën shqiptare).
Dhoma e Lartë japoneze, edhe pse jo aq e fuqishme sa Dhoma e Ulët, është në gjendje të bllokojë ligjet e aprovuara nga qeveria.
“Na duhet stabilitet për të vazhduar me politikat tona. Ne do e kemi stabilitetin politik duke fituar zgjedhjet për Dhomën e Lartë”, tha Abe të premten.
Top Channel