Britania pranon kërkesën e SHBA për përdorimin e bazave ushtarake, Starmer: Detyra ime është të mbroj jetët e shtetasve britanikë
15 ushtarë egjiptianë kanë mbetur të vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin është përplasur me një kamion.
Aksidenti ndodhi në autostradën el-Alamein, që lidh Kajron me qytetin port të Mesdheut, Aleksandrinë.
Sipas raportimeve, ata ishin duke udhëtuar për në shtëpi, për t’u bashkuar me familjet e tyre për pushime, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Rreth 12 mijë njerëz vdesin nëpër rrugët e Egjiptit cdo vit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kushtet e mjerueshme të rrugëve dhe ligjet e dobta të trafikut janë shkak i këtyre aksidenteve.
Në tetor, 21 anëtarë të forcave kombëtare të sigurisë ndërruan jetë pas një aksidenti me automjetin e tyre në gadishullin e Sinait, shumë pranë kufirit me Izraelin.
Ndërsa nëntorin e kaluar, ministri i Transporteve dha dorëheqjen, pasi 50 fëmijë të moshës 4-6 vjeç mbetën të vdekur, pasi autobusi i shkollës së tyre u godit nga një tren, pranë Manfalut, 350 km në jug të Kajros.
Top Channel