
Një top avokat në komunitetin e shërbimeve të inteligjencës amerikane ka
mbrojtur të premtën ligjshmërinë e programeve të mbrikëqyrjes që kanë
Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ato kanë parandaluar sulme
terroriste, përfshirë edhe në Evropë ku këto programe kanë shkaktuar
zemërim.
“Mos gaboni, sepse programet tona të inteligjencës, kanë ndihmuar në mbrojtjen e kombit tonë nga kërcënime të ndryshme – dhe jo vetëm kombin tonë, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha të premten Robert Litt, këshilltari i përgjithshëm i Zyrës së Drejtorit të Sigurisë Kombëtare.
Ai tha gjatë një fjalimi në Brookings Institute se Shtete e Bashkuara ka marrëveshje për shkëmbimin e informatave sekrete me aleatët, dhe se programi i mbikëqyrjes i Shteteve të Bashkuara funksionin në suaza të ligjit.
Sipas tij, informatat e mbledhura nga emailat, dhe përgjimet e telefonave kanë sjell informata të çmueshme për 54 raste terroriste, përfshirë 41 raste ndërkombëtare, dhe 25 të tjera në Evropë.
Këto të dhëna, sipas tij, i kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara që t’i alarmojnë aleatët.
Top Channel