Letonia në euro vitin e ardhshëm

20/07/2013 00:00

Letonia po bën përgatitjet fundit për t’iu bashkuar familjes së Euros në
Janar të vitit 2014. Edhe pse ky vend ka plotësuar të gjitha kriteret e
Mastrihtit, disa mendojne se ai mund te jete nje “Qipro e re”.

Në fakt, Letonia ka ngjashmeri me shtetin ishull jo vetëm sa i përket taksave, por edhe në disa aspekte të tjera.

“Deutche Welle” thote se bregdeti në qytetin e Jurmalas është kthyer një ‘koloni’ ruse, ku biznesmenë të pasur kalojnë pushimet verore. Prej 12 vitesh në këtë qytet zhvillohet festivali “Dallga e re”, me këngëtarë nga Rusia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.  

Në 2010-ten Parlamenti miratoi një ligj i cili bën të mundur që edhe jo rezidentët në këtë vend të kenë mundësi të blejnë një pronë e cila vlen më shumë se 140 mijë euro dhe si shpërblim do t’u jepet  një leje qëndrimi 5-vjeçare në Letoni dhe BE.

Që nga momenti i miratimit te ligjit ne fjale, jo rezidentët kanë investuar më shumë se 377 milion euro në tregun imobiliar. Shumë ndryshime ndodhën edhe këtë vit. Që prej janarit të vitit 2013, tatimi mbi të ardhurat në Letoni është lehtësuar shumë për kompanitë e mëdha, çka e bën vendin mjaft terheqes, aq sa ekspertet kane nisur ta quajne “parajsa e re e taksave ne eurozone”.

Ligji i taksave, që do të hyjë në fuqi në vitin 2014, nuk do të taksojë kompanitë me bazë Letoni për interesat dhe honoraret që i detyrohen kompanive të huaja. Kjo gjë e bën akoma më interesant vendin për investitorët e huaj të cilët duan të ngrene një kompani në Letoni. Edhe pse taksa prej 15% ndaj koorporatave nuk do të ndryshojë,  ajo eshte gjithsesi një nga më të ulëtat në Bashkimin Europian.  

Top Channel