Izraeli do të lirojë të burgosur palestinezë

20/07/2013 00:00

Izraeli ka vendosur te liroje nje numer te burgosurish palestineze, si
pjese e marreveshjes se arritur me Sekretarin amerikan te Shtetit John
Kerry për rifillimin e bisedimeve te paqes.

Ministri pergjegjes per Çeshtjet Nderkombetare, Yuval Steinitz, sqaroi se ne mesin e te liruarve do te jene edhe disa persona me peshe, te cilet kane vite te tera prapa hekurave. Ky pohim i tij perben ne fakt dhe te parin detaj qe behet publik nga marreveshja.

Te premten, shefi i diplomacise amerikane njoftoi se negociatat fillestare do te zhvillohen ne Washington, ndoshta nga java tjeter. Por Kerry nuk dha sqarime te metejshme per gazetaret ne Amman te cilet donin te dinin me cfare kane rene konkretisht dakort te dy palet.

Rruga me e mire per t’i dhene ketyre negociatave nje mundesi suksesi eshte t`i mbajme ato private, tha Sekretari i Shtetit. Lirimi i te burgosursve, sipas Steinitz, do te ndodhe ne disa faza. Palestinezet nga ana e tyre angazhohen per “bisedime serioze” minimumi per nje periudhe kohe 9-mujore. Kerry ishte ne Ramallah te bregut perendimor nje dite me pare ku u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në përpjekje për të rigjallëruar bisedimet e paqes izraelito-palestineze.

Takimi erdhi ndërsa diplomati i lartë amerikan e zgjeroi udhëtimin e tij në rajon dhe perpara Abazit, diskutoi edhe me kryenegociatorin palestinez Saeb Erekat në Jordani. Kryediplomati amerikan pergezoi si shtetin hebre, ashtu dhe palestinezët për ngushtimin e mosmarrëveshjeve mes tyre, megjithate ndasite vazhdojne te mbeten te thella. Palestinezët kërkojnë garanci nga Izreli rreth një kufiri të përgjithshëm për shtetin e ardhshëm të Palestinës para se të bien dakort për fillimin e bisedimeve. Izraeli nga ana e tij, vazhdon t’i meshoje idese se nje fillimi te menjehershem të negocjatave dhe kundershton parakushtet.

Top Channel