
Më shumë se dy javë nga përmbysja e Mohamed Mursit, sheshet e Egjiptit vazhdojnë të mbushen me demonstrues.
Mijëra
mbështetes të presidentit të rrëzuar islamik duan ta bëjnë zërin e tyre
të dëgjohet. Mesazhi që kanë është një i vetëm: “Jo grushtit ushtarak
të shtetit”, “Po, legjitimitetit demokratik”.
Edhe pse ne Kajro, nje pjese e madhe e turmes ne mitingun e fundit dukej e qete, tensionet mes simpatizanteve te Mursit dhe kundershtareve te tij mbeten te larta. Megjithate, perleshje jane raportuar ne Mansura, nje qytet ne delten e Nilit, ku u regjistruan dhe viktima.
OKB-ja nderkohe kembengul qe lideret e perkohshem te Egjiptit te sqarojne perse Mursi po mbahet nen arrest dhe kur do te dale ai perpara gjyqit. Presidenti i pare i vendit i zgjedhur ne rruge demokratike u permbys ne 3 korrik ne ate qe mbeshtetesit e tij e pershkruajne si grusht shteti te ushtrise. Vendi ku Mursi mbahet nen arrest nuk eshte bere i ditur. Zedhenesi i komisioneres se larte te Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut Navi Pillay, tha gjithashtu se ajo kerkon me shume informacion mbi episodin e 8 korrikut, kur mbi perkrahesit e ish-kreut te shtetit te mbledhur perpara kazermave te rojes presidenciale ne Kajro u hap zjarr e u vrane mbi 50 vete.
Top Channel