Detroit, betejë ligjore mbi falimentin

20/07/2013 01:00

Një gjykatës në shtetin e Michigan-it ka urdhëruar autoritetet e qytetit të Detroit të tërheqë aplikimin e tyre për falimentin, në lidhje me borxhet prej 18 miliardë dollarësh.

Gjykatësi Rosemarie Aquilina tha se peticioni, i dorëzuar të enjten, shkel ligjet e shtetit dhe kushtetutën, sepse kërcënon të ardhurat nga pensioni.

Por, Prokurori i Përgjithshëm i këtij shteti apeloi menjëherë kundër këtij vendimi.

Më herët, guvernatori Rick Snyder tha se lëvizja drejt falimentit do të bënte kthesën e këtyre dekadave në rënie.

Falimenti mund të lejojë menaxherin e emergjencave, të emëruar nga shteti i Detroit, Kevyn Orr, të likuidojë asetet e qytetit, për të kënaqur kreditorët dhe pensionistët.

Zoti Orr kundërshtoi një marrëveshje në qershor, në të cilën kreditorët do të kishin pranuar 10 cent për çdo dollarë, që u detyrohej atyre.

Por, dy fondacione pensionesh, që përfaqësonin punonjësit e tërhequr nga puna të këtij qyteti, i kanë bërë rezistencë planit të falimentit dhe – duke parë dhjetra mijëra kreditorë të prekur – qyteti përballet gjithashtu edhe me një numër të madh çështjes ligjore.

Në vendimin e tij të së premtes, Rosemarie Aquilina u rreshtua në krah të paditësve pensionistë. Ai vendosi se ligji i 2012-s, që lejonte shpalljen e falimentit, ishte antikushtetues, por i mundësoi guvernatorit të shtetit të rrezikonte me të ardhurat nga pensionet të punonjësve publik.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se çfarë impakti do të ketë ky vendim, sipas këtyre procedurave.

Vetëm pak kohë më pas, Prokurori i Përgjithshëm i Michigan-it, Bill Schuette, bëri të ditur se kishte apeluar kundër vendimit të gjykatësit Aquilina, në emër të guvernatorit Snyder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA