Rumani, shkatërrohen pikturat e Picasso e Monet

18/07/2013 08:20

Piktura me vlerë të paçmueshme nga artistë si Picasso, Monet dhe Matisse u gjetën të shkrumbuara këtë të enjte në Rumani.

Kryeveprat ishin pjesë e një koleksioni të rrallë, të grabitur nga muzeu Kunsthal i Roterdamit, në muajin tetor.

E pandehura, Olga Dogaru, pranoi se ishte ajo që kishte shkatërruar pikturat, të konsideruara prej saj si “prova”, pas arrestimit të së birit, i përfshirë në grabitje.

Pa e ditur, rumunia i vuri flakën një pasurie me vlerë prej 200 milionë eurosh.


Kryeveprat boterore te shkaterruara perfundimisht

Ekspertë të policisë arrritën të gjenin fragmente të vogla të djegura të pikturave dhe telajos, duke vërtetuar se ishin shtatë tablotë e djegura.

Fatkeqësisht, midis kryeveprave të shkrumbuara, përfshihen edhe “Ura e Vaterlosë” e Monet, “Koka Harlequin” e Picassos dhe “Vajza me të bardhë e të verdhë në lexim” e Matisse dhe “Gruaja me sytë e mbyllur”, e Lucien Freud.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA