Mandela, 95-vjetori i lindjes në spital

18/07/2013 04:10

Nelson Mandela pritet ta “festojë” 95-vjetorin e lindjes në spitalin e Pretorias, ndërsa disa shfaqje do mbahen në mbarë botën dhe në Afrikën e Jugut, në nder të tij.

Afrikano-jugorëve u është kërkuar t’u përgjigjen 67 vjetëve të shërbimit publik, nga ana e ish-presidentit dhe liderit të luftës anti-aparteid, me 67 minuta veprime bamirësie.

Mandela, i cili është në gjendje kritike, por aktualisht disi i stabilizuar, prej një infeksioni periodik në mushkëri, u shtrua në spital më 8 qershor.

Vajza e tij tha të mërkurën se ai kishte bërë një “progres dramatik”. “Mendoj se shumë shpejt do të shkojmë në shtëpi”, tha ajo për Sky TV.

Datëlindja e Mandelës është kthyer gjithashtu në Ditën Ndëkombëtare të Nelson Mandelës, një ditë e deklaruar nga OKB-ja si një mundësi për të njohur kontributin pajtues të fituesit të Çmimit Nobel.

Ish-kryetari i shtetit njihet në mbarë botën për rolin e tij në dhënien fund të aparteidit në Afrikën Jugore. Ai u bë presidenti i parë me ngjyrë, në zgjedhjet e para me gjithpërfshirje të vendit, më 1994.

Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC), në qeverisje, bëri të ditur se gjatë Ditës së Mandelës, u kushtohen homazhe 95 vjetëve të “jetës së mirë-jetuar”, me dedikuara lirisë së Afrikano-jugorëve dhe njerëzve në të gjithë botën.

Dita nis me miliona nxënës shkollash në mbarë Afrikën e Jugut, që këndojnë këngën “Happy Birthday” drejtuar Mandelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA